Futboll Seria A Sport

“INTER BËN LOJË MU*I”/ Kasano flet pa “doreza”: Ndryshova kanalin e TV ndaj Specias

Antonio Kasano është gjithmonë në qendër të vëmendjes për sa i përket deklaratave të tij. Është e pamundur që ai mos prodhojë lajm me ato ç’ka thotë.

Edhe pse e ka deklaruar hapur që është një tifoz i Interit, 38-vjeçari nga Bari, nuk i ka kursyer kritikat e shumta për zikaltërit. Kasano ka mbetur totalisht i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së Kontes në sfidën ndaj Specias,

“Interi nuk është një ekip i shkëlqyeshëm. Nëse vazhdojnë kështu dhe në fund fitojnë, unë do të jem i pari që do të them: Interi bëri një lojë m**i dhe fitoi titullin.

Pra, çfarë do të thotë kjo? Kam dëgjuar Bielsën pas humbjes 6-2 ndaj Junajtid, edhe unë dua të kem një filozofi të tillë, të një ekipi të përkushtuar në sulm. Kam lindur kështu dhe preferoj të vazhdoj kështu. Ndeshja kundër Specia ishte e turpshme, unë ndryshova kanalin e TV. Po të mos ishte gabimi i Provedel, nuk e di se si do të përfundonte”, u shpreh Kasano.

Related posts

ZYRTARE/ Cristiano firmos me Livornon në Serie B (FOTO)

Isa.Autor

NDESHJA PARË ME KOMBETAREN/ Sylvinho: Humbje që dhemb por ne bëmë një ndeshje me zemër

F.autor

Festimi më i dështuar i historisë së Kupës së Botës vjen nga sulmuesi belg (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment