Futboll Sport

Monaco fiton garën më gjigandët e Europës, firmos me super-talentin e kombëtares Belge

Ekipi i principatës së Monakos ka arritur të sigurojë shërbimet e talentit 16-vjeçar të Anderlehtit Eliot Matazo. Lojtari i ri me origjinë nga Kongo por që luan me ekipet e moshave të kombëtares së Belgjikës, cilësohet si një ndër talentet më premtues të së ardhmes. Për të ishin në garë për të nënshkruar një kontratë profesionisti disa nga klubet më të mëdha të Europës duke përfshirë Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona.

Por mesa duket futbollisti ka vendosur të shkojë në ekipin që luan në kampionatin francez ku dhe mundësitë për të shpërthyer dhe më pas të kalojë në nivele më të larta është më e madhe, ashtu si dhe me shumë lojtarë të tjerë të Monakos në të shkuarën.

Matazo si fillim pritet të aktivizohet te akademia e ekipit nga “Stade de Louis”, por shanset për të kaluar që sezonin e ardhshëm në ekipin e parë janë të konsiderueshme. Ende nuk bëhet e ditur kostoja financiare për këtë nënshkrim, por vlen të theksohet se për 16-vjeçarin anglezët e “djajve të kuq” ofruan plot 3 milionë Euro, një shumë e konsiderueshme duke parë moshën jashtëzakonisht të re të lojtarit belg.

Related posts

Ish-sekretari Prodani: Panuçi po bën rinovime, i duhet kohë. Ja e vërteta me taksat e FSHF-së

Isa.Autor

LIVERPOOL-MILAN/ Legjenda Kaka: Entuziazmi i dikujt që e ëndërron turneun mund të bëjë diferencën

Delo.autor

Messi nuk di të ndalet, thyen rekordin e radhës në Europë

Q.Autor

Leave a Comment