Futboll Seria A Sport

MILAN-BRESCIA/ Luhet përballja mes dy vëllezërve Donnarumma

Për “faj” të Alfredos tani Donarumat në Serinë A janë tre. Pas vëllezërve kuqezinj Xhanluixhi dhe Antonio, në ligën superiore italiane tani luan edhe sulmuesi i Breshas. Dhe sot pasdite në “San Siro”, në orën 18:00, do të “bashkohen”. Një bashkim, i cili megjithatë nuk ka lidhje gjaku dhe ndjekin objektiva të ndryshëm.

Donaruma

Alfredo, keni debutuar në A dhe menjëherë shënuat me Kaljarin; nesër (sot) debuton në “Meazza”. Po e mendoni?

Pak, përndryshe shkoj shumë i karikuar. Do të jetë një emocion të cilin me vështirësi do ta përshkruaj pasi ta kem përjetuar. Do ta mbaj për vete. Në atë stadium kam qenë, por për të ndjekur Interin dhe Milanin si spektator. Në Kaljari kisha ëndërruar një nisje të mirë, por nuk do ta kisha parashikuar kaq mirë.

Një këshillë për Xhixhon?

Mos u shpërqendro…!

Donaruma Seria A

Nga sektori i të rinjve të Katanias te dhomat e zhveshjeve të “San Siros”. Çfarë ndieni?

Krenari. Janë objektiva që mund të arrihen edhe nëse dikush kërkon të kundërtën.

Në çfarë kuptimi?

Nëse do të kisha dëgjuar personat që më kritikonin, në këto momente do t’i kisha dhënë fund futbollit e kushedi se me çfarë do të merresha. Sa më shumë kritikohesha, aq më shumë më forconin. Limitet nuk duhet t’i përcaktojnë të tjerët, por duhet ta kuptosh vetë ku mund të arrish. Dhe, të punosh.

Në këtë pikë mendoni edhe për kombëtaren?

Për momentin mbetet një mendim i parakohshëm. Po mendoj vetëm të përgatitem mirë për Breshan.

Si është përshtatur Baloteli?

Në mënyrën e duhur, me buzëqeshje dhe përulësi. U pëlqen të gjithëve dhe bie dakord me trajnerin Korini kur thotë se Mario jo vetëm do na ndihmojë me klasin e tij, por do rrisë nivelin e repartit dhe secilit prej nesh.

Related posts

“AI ËSHTË I…”/ Hachimi i befasuar nga Messi jo mbi talentin dhe mentalitetin por për diçka që nuk e priste

Delo.autor

U dëmtua kundër Lokomotivës, Felipe Luis humbet sezonin dhe Botërorin

Q.Autor

NDESHJA KROACI-SPANJË 3-5/ Luis Enrique: Ndeshja më e bukur e Evropianit

Delo.autor

Leave a Comment