Futboll Sport

“Mos i krahasoni! Ronaldo i shkëlqyeshëm, Messi i mrekullueshëm”

Rivaldo, pjesëtar fitues i Kupës së Botës që nga viti 2002, pëlqente Ronaldinho, Ronaldo dhe Kaka. Ai beson se është e vështirë të krahasohet e mira e epokës së tij me lojtarët e sotëm yje, si Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët po dominojnë futbollin sot.

“Unë do të flas përgjithësisht, sepse është shumë e vështirë për të krahasuar lojtarët në kohë të ndryshme nga historia, – tha braziliani i njohur. – Unë besoj se secili nga këta është një lojtar i madh, secili prej tyre ka pasur historinë e vet dhe ka kontribuar në futboll.

Cristiano Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm, Lionel Messi është një lojtar i mrekullueshëm, ndërsa disa njerëz kanë mendime të ndryshme dhe krahasojnë njërin me tjetrin. Njësoj siç bënin me Ronaldo (Fenemeni), Ronaldinho dhe Zidane në atë kohë.

Me cilësitë tona dhe mënyrën se si po luanim, kur konkuruam, kemi kontribuar shumë në këtë sport dhe kjo është ajo që e bën futbollin aq të madh. Se cila është më e mira, vështirë të thuhet, sepse të gjithë sjellin gjëra të ndryshme, me të vërtetë”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Ylli i Manchester Unitedit jep lamtumirën: Largohem në fund të… (FOTO)

Delo.autor

EURO U-21/ Shqiptarët ‘bëjnë ligjin’ me gola, Gruda dhe Weiper dërgojnë Gjermaninë në finale! Përballja e tretë kundër Anglisë

F.autor

NGA SHIU NË BRESHËR/ Si sulmuesi Bullari humbi Kombëtaren dhe shansin për të luajtur në Angli

Delo.autor

Leave a Comment