Futboll La Liga Sport

KLUBI LEGJENDAR RREZIKON ZHDUKJEN/ Zidane: Shpresoj që situata të ndryshojë, kanë…

Situatë shqetësuese për Bordeaux, pas vendimit të pronarëve për t’u shkëputur nga klubi. Tifozët e Dallëndysheve kanë organizuar një protestë për ditën e shtunë në orën 15:

“Një protestë zemërimi, krenarie, por edhe dinjiteti. Edhe për një shkundje elektrike. Klubi po shkatërrohet, nuk mund të rrimë ta shohim të fundoset pa thënë asnjë fjalë”, lexohet në komunikatën e UItramarines 1987.

Girondins de Bordeaux është një nga klubet më të lavdishme të Francës dhe po rrezikon zhdukjen: i themeluar në 1881 si klub shumësportësh (nga 1910 ka lindur seksioni i futbollit), ka fituar gjashtë herë kampionatin francez, 4 herë Kupën e Francës, 3 hera Kupën e Ligës.

Në sezonin 1995/96 ka shkuar afër fitores së Kupës UEFA, në finale kundër Bayern Munich. Mes lojtarëve më të mëdhenj që kanë dalë nga klub kanë qenë Alan Giresse dhe Zinedine Zidane.

Pikërisht trajneri i Real Madrid ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me situatën dramatike të ish-klubit të tij.

“Gjithçka që po ndodh është e trishtë. Shpresoj që situata të ndryshojë. Kanë gjithë mbështetjen time. Është një klub që do të jetë gjithmonë në zemrën time”.

Zidane, 48 vjeç, ka qenë ylli i Dallëndysheve duke udhëhequr skuadrën në finalen e Kupës së UEFA të sezonit 1995/96.

Related posts

“PRES NJË NDESHJE INTERESANTE”/ Flet mesfushori Kroos: Holanda ka krijuar një skuadër të frikshme

Delo.autor

FITOI KUPËN E BOTËS/ Ceremonia e “Topit të Artë 2018”, Griezmann “thumbon” rivalët (VIDEO)

Isa.Autor

ÇMENDURIA E MERKATOS/ Zbulohet plani “i thjeshtë” i Juventusit për të kthyer POGBAN

Isa.Autor

Leave a Comment