Futboll

Novak Djokovic nis rehabilitimin 5 ditë pas operacionit në bërryl

Pak ditë pas operacionit në bërryl, tenisti serb Novak Djokovic ka nisur fazën e rehabilitimit, duke shpresuar që të rikthehet sa më shpejt në fushat e lojës. Ka qenë vetë ish-numri 1 në botë ai që ka postuar një video në faqen e tij zyrtare “Instagram”, ku shprehet se ka nisur nga puna pas operacionit të kryer gjatë fundjavës së kaluar në Zvicër.

Tenisti serb aktualisht ndodhet në shtëpinë e tij në Montekarlo dhe ka nisur nga puna në palestër, ku kryen disa ushtrime për të gjetur sa më shpejt formën optimale. “Një falënderim të madh për të gjithë fansat e mi, për mbështetejn që më kanë dhënë pas operacionit. Jam shumë entuziast dhe shpresoj që kjo periudhë e rehabilitimit të përfundojë sa më shpejt dhe progresi do ta ndaj me ju”, tha Djokovic.

Related posts

MEZINI KËRKON “DIVORCIN” PAS NJË NDESHJEJE/ Trajneri Gjyla: Nuk ia japim letrat, s’ka guxim të më dalë përpara

Delo.autor

SUPERSFIDA ME TORINON/ Ronaldo: “DERBI” është gjithmonë i zjarrtë dhe ne…

Isa.Autor

Rrëfehet Zidane: Ja pse e zëvendësova Cristiano Ronaldonn

Q.Autor

Leave a Comment