Futboll Sport

THUR ELOZHE PËR YLLIN E MANCHESTER UNITED/ Trajneri Giggs: Nuk mendoja se ishte kaq i fortë

Edinson Cavani ka qenë pa dyshim goditja e bujshme e ditës së fundit të merkatos, të paktën në Premier League.

Matador ka nënshkruar për Manchester United duke kompletuar një repart sulmues ku mungonte pikërisht një qendërsulmues i pastër.

Për uruguaianin kanë ardhur elozhet e një njeriu që i njeh shumë mirë Djajtë e Kuq: Ryan Giggs, trajneri aktual i Uellsit.

“Cavani ka luajtur kundër Uellsit në ndeshjen time të dytë si trajner i kombëtares dhe duhet të them se në atë rast ka qenë edhe më i mirë se Suarez”, ka deklaruar Giggs për Matador në një intervistë të dhënë në kanalin YpuTube Ëebby&O’Neill.

“Sinqerisht, nuk mendoja të ishte aq i fortë. Tani ka kohë që nuk luan, kështu që mund të ndihet pak i ndryshkur, por Manchester United ka gjetur atë që duhej dhe atë që kërkonin tifozët: një qendërsulmues të vërtetë”.

“Skuadra ka Marcus Rashford, Martial, që është gjysmë sulmues krahu dhe gjysmë qendërsulmues. Por Cavani është një sulmues i vërtetë”.

“Ka eksperiencë dhe shpresohet që t’i përmirësojë gjërat për skuadrën dhe njëkohësisht t’i ndihmojë shokët e tjerë të skuadrës që të përmirësohen siç ka ndodhur me Bruno Fernandes”, ka thënë Giggs.

Related posts

HISTORIA E BASKETBOLLISTIT GIANNIS/ Dikur shiste syze në rrugët e Athinës, sot është “Perëndia greke” e NBA

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Vllaznia. Myllet pjesa e parë

Delo.autor

STATISTIKAT/ Manchester City një “makineri” golash , askush si Guardiola në Champions League

Delo.autor

Leave a Comment