Futboll Sport

Kërcënime nga ISIS, Ronaldo merr një truproje që lufton… (VIDEO)

Kristiano Ronaldo e ka shtuar shumë sigurinë e tij personale gjatë periudhës që do të jetë me Portugalinë në Botërorin e Rusisë. Nuno Marekos, ish-sportist në MMA, ish-parashutist në ushtri, me një trup muskuloz, drejton një ekip të specializuar për ruajtjen e personave të rëndësishëm.

Pas kërcënimeve nga ISIS kohët e fundit, Kristiano Ronaldo ka vendosur të marrë me vete Nunon, i cili ishte pjesë e ekipit të tij edhe në finalen e Champions League.

Por, ajo që e bën akoma më të veçantë rojën më të re të yllit portugez, është se ai gjithashtu është pjesë e ndeshjeve me dema, dhe kapet me demat vetëm me duar.

Siç raporton The Sun, Kristiano Ronaldo e sheh shumë këtë lloj sporti, dhe ka zgjedhur Nunon pasi e mendon si një nga njerëzit më të fortë që ka parë ndonjëherë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Angli-Bullgari, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

“NË FUTBOLL SI NË JETË”/ Ylli Leao: Pasioni im për muzikën lindi falë babait tim. Tek Milan kam dy prindër…

Delo.autor

TEUTA-TIRANA/ Dilema dhe mungesa të rëndësishme tek të dyja klubet, ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment