Sport Të tjera

Murray shtyn rikthimin në fushë: Nuk jam ende 100% gati

Tenisti britanik Andy Murray ka shtyrë të paktën edhe për një javë rikthimin e tij në fushë, pas operacionit që ka kryer në janar të këtij viti. Ish-numri 1 në botë duhej të zbriste në fushën të hënën e ardhshme në turneun holandez të Hertongenbosch, por Murray ka deklaruar se nuk do të luajë. Britaniku është rikthyer të stërvitet me ritëm të plotë pak kohë më parë, por duket se nuk është ende në 100% të formës, ndaj ka vendosur që të qëndrojë edhe disa ditë më shumë pushim para se të zbrrsë në fushat me bar.

Do të luaj javët në vazhdim, por këtë gjë do ta bëj vetëm kur të jëm në 100% të formës time, pasi nuk dua të rrezikoj me shëndetin, formën dhe karrierën time”, u shpreh tenisti britanik, që konfirmon se do të jetë në grand slemin e shtëpisë, në atë të Wimbledonit, që nis më 2 korrik. Ndeshja e fundit zyrtare e Murray në fushë është pikërisht ajo e grand slemit londinez të vitit të kaluar, kur u mund në çerekfinale dhe më pas vendosi të mbyllte para kohë sezonin. Më 8 janar ai u operua pas dhimbjeve në shpinë dhe pret të rikthehet në fushë.

Related posts

“MILANI IM PO GËRMON UJIN TEK PUSI DHE…”/ Batuta e trajnerit Stefano Pioli por edhe premtimi i madh

Delo.autor

FINALJA LIGËS SË KAMPIONËVE/ Mbappe: Ja kush do jenë skuadrat rivale

Isa.Autor

HARRON DËNIMIN NGA UEFA/ Manchester City gati 90 milionë euro për mesfushorin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment