Futboll Seria A Sport

NGA SPANJA TEK GJERMANIA/ Patrick Cutrone në shënjestër nga shumë klube, ja ku vendos…

Patrick Cutrone është vënë në shënjestër nga shumë klube, duke qenë se sulmuesi i Milanit ka kohë që nuk luan si titullar dhe me Piatek në skuadër do mbetet gjithmonë një zëvendësues.

Sulmuesi i talentuar kërkon të gjejë më shumë hapësirë dhe minuta për të luajtur. Për këtë po shqyrton të gjitha mundësitë e tij. Në Itali janë dy klube që interesohen fort për të marrë shërbimet e tij. Lazio dhe Torino qëndrojnë gjithë sy e veshë nga Milano për të parë se ç’do ndodhë me italianin.

Gjithsesi për Cutrone ka interes edhe nga Spanja. Atletico Madrid flitet se ka kërkuar informacione për lojtarin e Milanit, ndërsa së fundi është zbuluar se Borussia Dortmund ka hyrë në garë për të marrë shërbimet e tij.

Related posts

SFIDA E KTHIMIT NË ANGLI/ Luis Enrique para Champions: Jemi gati të vuajmë për fitoren

F.autor

Didier Deschamps “shpërfill” Uruguajin dhe ngre në qiell Kylian Mbappe

Isa.Autor

PROJEKTOHET DINAMO E RE/ Ja prapaskenat marrëveshjes mes dretuesve të rinj dhe italianëve

Delo.autor

Leave a Comment