Futboll Sport

Maradona: Po vazhdoi me këtë lojë, Sampaoli më mirë të mos kthehet më

Duhet pritej! Për më tepër mes Diego Maradona dhe Jorge Sampaoli nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë. Kësisoj, pas barazimit 1-1 ndaj Islandës, ku Messi humbi një penallti, pas një komenti të parë “nuk është barazim, por humbje”, ish-futbollisti legjendar i hedh benzinë zjarrit.

“Nëse Argjentina vazhdon të luajë kështu, Sampaoli nuk do të ketë mundësinë të kthehet më në Argjentinë, në vendlindjen e tij. Skema e lojës ishte një leckë. Duke ditur që islandezi më i shkurtët ishte 190 cm, goditjet nga këndi vazhdonte ti bënte direk. Mos varrë nuk e di që mund të niset edhe me pasim një korne? – tha Maradona. – Nuk ia vë fajin futbollistëve, që u munduan maksimalisht, por kjo u pa, ashtu si u pa që ishte një ekip i papërgatitur nga trajneri. Islanda ishte më shumë ekip se Argjentina dhe ky është faj i trajnerit.”

Maradona, kampion i Botës në vitin 1990, shtoi: “Rrezikojmë të humbasim në ndeshjet e tjera dhe lus Zotin që kjo mos të ndodhë. Nuk ditëm të thyejnë Islandën, si pretendon ku trajner të dalë kampion bote?”

Related posts

E FUNDIT/ Bayern dhe Borussia Dortmund, vjen vendimi zyrtar për Superligën

F.autor

Coutinho: Salah dhe Neymar mund, të rrëzojnë nga froni “Messin dhe Ronaldon”

Sadik.Autor

4 GOLA NË 17 NDESHJE/ E kërkon ish-trajneri i tij, klubi i Serisë A në ndjekje të Nedim Bajramit

Delo.autor

Leave a Comment