Futboll Sport

Raiola konfirmon interesin e Marseille për Balotelli-n

Olympique Marseille është duke negociuar për Mario Balotelli-n, konfirmon Mino Raiola, agjenti i sulmuesit të Italisë dhe Nice.

“Kam një marrëdhënie të mirë me Marseille,” shprehet Raiola për RMC Sport.

“E njoh mirë drejtorin e tyre Zubizarreta dhe presidentin Eyraud. Do të shohim. Ka akoma ditë për të diskutuar.

“Balotelli është një lojtar që gjeneron emocione. Kjo shkon shumë mirë me mentalitetin e Marseille. Tifozët e Marseille janë të pasionuar dhe kështu është edhe Mario. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

SuperMario do të mbushë 28 vjeç gusht dhe është rikthyer ai i vjetri në Ligue 1.

Në të gjitha kompeticionet e Nice këtë sezon, ai ka shënuar 26 gola në 38 ndeshje.

Related posts

RONALDO NDAN MENDJEN PËR TË ARDHMEN/ Telefonatat e Pirlos vendosin gjithçka…

Delo.autor

ROMA NUK NDALET NË MERKATO/ Skuadra e Murinjos rivalizon Milanin për mbrojtësin e Premier Ligës

F.autor

PËRFITIMET NË BELGJIKË-ITALI/ Jo vetëm gjysmëfinalet, në “pjatë” janë edhe 5 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment