Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Napoli më në fund gjen portier, vjen “pasardhësi” i Buffon

Prej disa javësh Napoli është në kërkim të një portieri cilësor për të zëvendësuar spanjollin Pepe Reina, i cili vendosi të nënshkruante me Milanin, pasi i përfundoi kontrata me nënkampionët e Italisë. Napoli kishte shumë alternativa për portën, por tani duket se e ka gjetur zgjidhjen dhe ai është Alex Meret i Udinese. Në krahasim me opsionet tjera ai është portieri më me pak eksperiencë, pasi është vetëm 21-vjeç, megjithatë ky fakt nuk i shqetëson drejtuesit napolitanë. Sipas “Sportitalia”, Napoli ka rënë dakord me kushtet bazë me ekipin e Udinese për portierin Alex Meret me një kosto prej 25 milionë eurosh plus shpërblime.

Raportet deklarojnë se ka pasur një takim sot mes dy klubeve, pasi “Partenopei” ishte i frikësuar nga interesimi i Romës dhe Fiorentinës për të. Pretendohet se raporti i mirë midis dy klubeve i mundësoi negociatat dhe mbrojtësi i Udineses, Gino Pozzo i dha fjalën e tij presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis. Portieri është vetëm 21 vjeç, por konsiderohet të jetë një nga trashëgimtarët e Gigi Buffon për kombëtaren e Italisë.

Ai i kaloi dy sezonet e fundit në huazim në SPAL ku tregoi një nivel të lartë. Napoli tani do të përpiqet të zhvillojë kushtet personale me agjentin e Meret për një kontratë pesëvjeçare. Megjithatë, “Sportitalia” gjithashtu pohon se negociatat me Udinese-n përfshijnë një ofertë për portierin Orestis Karnezis. Ndërkombëtari greke mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm dhe do të veprojë si një ‘mentor’ për Meret, duke u kthyer në Itali pas një huazimi në Premier League te Watford. Opsionet për portën për të kaltrit ishin zvogëluar, pasi Paris Saint-Germain vendosi të mos e shesë portierin Alphonse Areola, ndërsa gjermani Bernd Leno duket më afër Arsenalit dhe pritet që në ditët e ardhshme të nënshkruajnë me “Topçinjtë”. Në këto kishte Meret ishte opsioni më i mirë për Napolin, që këtë sezon synon titullin kampion.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Interi bind mesfushorin e “Topçinjëve” ti bashkohet në…

Isa.Autor

MUNGOI GJATË GJITHË SEZONIT TË KALUAR/ Van Dijk: Mendojnë se shtirem, por nuk dinë asgjë

Delo.autor

Chelsea kërkon Lewandowski/ Bayern vë pengesë pagesën e lojtarit

Sadik.Autor

Leave a Comment