Futboll Sport

Ndalohet seksi në Botëror, lojtarët sakrifikohen për golat

Futbollistëve të Panamasë u është ndaluar që të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë Kupës së Botës në Rusi. Sipas “The Sun”, trajneri i ka penalizuar pasi kërkon që ata të jenë në gjendje optimale për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe të shënojnë ndaj Anglisë. Të ndodhur në Gurpin G, sfidën e parë e kanë me Belgjikën më 18 qershor, të dytën ndaj “Tre Luanëve” më 24 dhe të tretën kundër Tunizisë, katër ditë më pas. Mbrojtësi San Jose Earthquakes, Harold Cumminga ka zbuluar dënimin  e trajnerit, Hernan Dario Gomez, i cili i ka ndaluar lojtarët e tij të takojnë partneret e tyre gjatë turneut.

“Ka kufizime ndaj nesh, ashtu si tek të gjitha ekipet kombëtare, na është ndalur seksi edhe ne. Por duke shkuar përtej limiteve të vendosura nga trajneri, lojtarët e kuptojnë se duhet të bëjnë sakrifica në mënyrë që të fitojnë ndeshjet. Dhe heqja dorë nga seksi, është njëra prej tyre”- ka thënë 26-vjeçari.

Skuadra e Panamasë, ashtu sikurse të gjitha përfaqësueset e tjera do të bëjë gjithashtu një kurs të veçantë mësimi se si funksionon sistemi VAR.

“Është një rregull i FIFA-s, dhe dëshirojmë ne apo jo, kjo nuk do të ndryshojë. Jam mësuar me atë në Major League Soccer. Nuk mendoj se ka asgjë të keqe me të. Madje, përkundrazi, përmirëson lojën e drejtë dhe ndihmon gjyqtarin – i cili nuk ka e shikon dot se çfarë ndodh në pjesën e pasme. Kështu do të ketë mundësi të shohë gjithçka që ndodh në fushë”- përfundoi lojtari.

Turneu më i madh i futbollit në botë, “Kupa e Botës” do të ngrejë siparin më 14 qershor në Moskë. Ndeshja hapëse do të jetë, Rusi – Arabi Saudite dhe luhet në orën 17:00.

Related posts

CONTE PLANIFIKON NJË MBROJTJE “VETERANËSH”/ Pas Godin, Inter kërkon të marrë lojtarin e Premier…

Delo.autor

“DOGJI CR7 NË MARKIM”/ Ja vlerësim befasues i mediave italiane për Hysajn

Delo.autor

“MUND TË QËNDROJË PËRJETË TEK MILAN”/ Pioli: Episodi i golit të Giroud? Në Europë ato faulla…

Delo.autor

Leave a Comment