Futboll Sport

Shkëndija me marsh të lartë, triumfon edhe ndaj Skopjes

Shkëndija e Tetovës vijon të mos e ulë ritmin, ndonëse ka mbyllur llogaritë me titullin kampion, të cilin e ka fituar disa javë para fundit të kampionatit.

Në ndeshjen e kësaj të diele ndaj F.C Skopjes, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-1, falë golave të Radeskit, Izair Eminit dhe Alimit.

Me titullin në xhep, Shkëndija mund të synojë një rekord, ta mbyllë sezonin me 90 pikë, gjë që është tërësisht e mundur, pasi kanë mbetur edhe dy takime për t’u luajtur.

Gjithashtu, mbajtja e një ritmi të lartë do t’i shërbejë trajnerit Qatip Osmani që të ketë një skuadër në formë të mirë për finalen e Kupës, që do të luhet më 27 Maj.

Related posts

“U NISA NË ITALI ME 180 EURO NË XHEP…”/ Ish e dashura e Borielos nuk i mban dot lotët kur flet për të shkuarën

Delo.autor

Fitore mbijetese për Crotonen e Ajetit, mbrojtësi kuqezi pranë festës në Seria A

Sadik.Autor

Manchester City “tremb” Juventusin, kërkon t’i marrë lojtarin më të mirë…

Isa.Autor

Leave a Comment