Futboll Sport

Në radhë pas Vajushit, tjetër klub i Serie B e ndjek futbollistin shkodran

Armando Vajushi ishte i pafat, pasi u rikthye në kombëtare, por pati një dëmtim që e penalizoi për miqësoren me Kosovën dhe Ukrainën. Sulmuesi anësor e mbylli sezonin me fanellën e Avellino-s, klub që ka shfaqur interes për ta mbajtur sërish në skuadër. Për këtë duhet biseduar me klubin e Pro Vercelli-t, që e ka nën kontratë anësorin shkodran. Me siguri Vajushi do të ndryshojë skuadër, pasi nuk i shkon për shtat që të aktivizohet në Serie C sezonin e ardhshëm.

Veç Avellino-s, një tjetër klub së fundmi është i interesuar për anësorin është Carpi. Skuadra e Serie B ka bërë disa lëvizje së fundmi dhe kërkon që sezonin e ardhshëm të aplikojë skemën 4-4-2, e preferuara nga trajneri Marchello Chezzi. Vajushi kërkohet për të mbuluar linjën e djathtë dhe me këtë skemë përshtatet shumë mirë. Sikurse raportohet në mediat italiane, në orët e fundit ka pasur kontakte me menaxherin e shkodranit, Sokol Haxhinë, i cili kërkon të gjejë një klub të përshtatshëm për klientin e tij.

Vajushi luan sezonin e katërt në Itali, teksa fillimisht kaloi nga bullgarët e Liteks Lovesh te Chievo, ku u grumbullua në disa ndeshje në Serie A, por pa mundur të debutojë. Livorno ishte klubi tjetër më të cilin 26-vjeçari për një sezon dhe më pas kaloi te Pro Vercelli. Me këtë klub këtë sezon luajti 13 ndeshje (6 si titullar) dhe shënoi një gol. Në janar u huazua tek Avellino, ku numëron 9 ndeshje në total dhe gjashtë nga minuta e parë. Në takimet e fundit ai luajti rregullisht, çka ka bëër që për të të ketë interesim nga disa klube.

Related posts

MERR FORMË TRANSFERIMI I MUNDSHËM I DIBALËS/ Menaxheri i argjentinasit takohet me… Marotën

F.autor

E ARDHMJA E MESFUSHORIT DREJT FUNDIT/ Paqueta larg Milanit, destinacion surprizë për brazilianin

Delo.autor

Zhbllokohen shifrat në “Elbasan Arena”, Tirana ndëshkon Kastriotin (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment