Futboll La Liga Sport

Capello e zbulon: Cristiano Ronaldo dëshiron Manchester United, ylli i Bayern do ta zevendësojë

Deklaratat kontradiktore të Ronaldos pas finales së Champions League që sugjeruan një dëshirë të portugezit për të ikur nga Real Madrid këtë verë, kanë sjellë dhe hamendësimet e para mbi çfarë kërkon në të vërtetë fituesi i 5-fishtë i Topit të Artë. Në një deklaratë të fundit për Sky Sport Italia ish-trajneri i madrilenëve, italiani Fabio Capello është shprehur se Ronaldo dëshiron të rikthehet te ish-ekipi i tij dhe të jetë sërisht nën urdhërat e patriotit të tij Jose Mourinho.

Edhe pse gjatë paradës së ekipit në Madrid pas fitimin të Champions League ylli portugez foli para tifozëve duke u thënë “do më shikoni dhe vitin tjetër”, largimi i tij duket tashmë shumë më i mundshëm pas dorëheqjes së papritur të trajnerit Zidane. Ish trajneri italian shtoi madje se “galaktikët” në rast largimi të Ronaldos do të duhet ta zëvendësojnë atë, dhe sipas Capellos zgjedhja më e mirë do të ishte sulmuesi i Bayern, Robert Lewandovski.

Related posts

“PËR PAK SA NUK FIRMOSA ME LAZIO DHE INTER”/ Sulmuesi i Chelsea: Isha aq i dëshpëruar për tu larguar sa që isha pranë…

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida e parë e javës së tretë: Skënderbeu dhe Laçi përballë stadiumit të boshatisur

Isa.Autor

Lewandowski shkëlqen me het-trik në fitoren e thellë të Bayern Munich ndaj Hamburg

Q.Autor

Leave a Comment