Futboll La Liga Sport

Nëna e Leo Messit thotë se e ka parë djalin e saj të qajë për shkak të kritikave

Familja e yllit të Barcelonës dhe fytyrat e famshme botërore kanë filluar të tregojnë mbështetjen e tyre për Lionel Messin, përballë kritikave që ai ka marrë nga java e kaluar, kur humbi penalltinë ndaj Islandës, në barazimin zhgënjyes 1-1 të Argjentinës, në sfidën hapëse të Botërorit të Rusisë.

Ndërkohë, gruaja e tij, Antonella, dërgoi një mesazh plot forcë dhe dashuri përmes llogarisë së tij në Instagram dhe piloti i Formula 1, Fernando Alonso, bëri të njëjtën gjë përmes një deklarate.
Nëna e Messit, Celia Cuccittini, ka dhënë një intervistë për programin “El dia de Mariana” të kanalit argjentinas “El Trece”.

Vetëm 2 minuta kanë qenë të mjaftueshme për ta bërë të qartë se djali i tij është me Argjentinën, me popullin e tij dhe se e vuan shumë këtë situatë: “Në të vërtetë njerëzit e duan shumë dhe ai e transmeton këtë. Kjo është gjëja më e mirë. Leo e vlerëson shumë kombëtaren”.

Më tej, mamaja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” vazhdon duke thënë: “Unë e shoh atë me shumë pritshmëri, sepse ëndrra e tij është të sjellë kupën, të fitojë Kupën e Botës, sepse është pikërisht ajo që dëshiron”.

Por, duket qartë se familja vuan shumë nga kritikat që adresohen te Messi. Cuccitini, mamaja e Leos, e ka bërë të qartë se e gjithë familja e tij ndihet shumë keq për situatën dhe se komentet e pabesa ndaj djalit të tyre e dëmtojnë shumë: “Familja po e mbështet atë. I pari që dëshiron të fitojë është ai, të sjellë Kupën e Botës në Argjentinë, bashkë me shokët e tij.

Kjo është evidente në mënyrë të qartë. Kemi dëgjuar edhe kritika, thonë se ai nuk e ndjen fanellën e Argjentinës, se vjen në kombëtare me anë të detyrimit. Kjo nuk është kurrsesi e vërtetë. Nëse e shohin atë, siç e pamë ndaj Islandës, vuajmë, ose qajmë të gjitha në këtë kohë. Këto kritika e lëndojnë atë, na lëndojnë edhe neve si familje”.

E megjithatë, Celia thotë se është një nënë krenare. Ajo donte t’i përcillte djalit të saj, Messit, gjithë mbështetjen e saj, bashkë me këshilla të mira, që vetëm një nënë e di se si t’i japë. “I uroj atij fat, që të kujdeset mirë për veten. I thashë të bëjë atë që ai di më mirë, të gëzojë, të luajë si kur filloi në Grandoli.

Duam të jetë i lumtur, që nga këtu familja e mbështet atë. E vërteta është se unë kam 4 fëmijë. I dua të gjithë fëmijët e mi, por ai është një bir hyjnor, djali më i mirë, babai dhe burri më i mirë. Betohem se është një person shumë i mirë. Ai është një person i madh, me një zemër të madhe, që do të jepte gjithçka për ta sjellë në Argjentinë Kupën e Botës”.

Related posts

KATAR 2022/ Gafë e pafalshme e Gjimshitit, Mount mposht portierin Berisha me një parabolë (VIDEO)

Delo.autor

NBA/ Clippers ndalin Jazz pas 9 fitoresh, Philadelphia “fluturon” me Embiid

Delo.autor

“KAM ARDHUR NË ITALI ME ANIJE…”/ Kush është futbollisti 19- vjeçar që mahniti në debutim me skuadrën e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment