Futboll Sport

U transferua me bujë në Angli/ Kaleb EKUBAN jashtë planeve të trajnerit argjentinas

Futbollisti italian që mbërriti me shumë bujë nga Shqipëria drejt klubit të njohur të Leeds United nuk është në planet e trajnerit të njohur argjentinas Marcelo Bielsa. Problemet fizike me dëmtimet dhe rendimenti minimal i shënimit të golave nuk ka kënaqur aspak ish-teknikun e Argjentinës dhe Marsejës. Sipas “ghanasoçernet” Bielsa po mendon të nënshkruajë me një sulmues të ri më produktiv.

Ekuban u transferua te Leeds sezonin e kaluar pas një sezoni fantastik me Partizanin ku shënoi 17 gola në 34 ndeshje duke u renditur si golashënuesi i dytë më i mirë në sezonin 2016/2017. Ai u transferua në pronësi të Chievos për 768 mijë €. Por në Angli ka shënuar vetëm 1 gol në 20 takime.

Related posts

CILËN SKUADËR ZGJEDH MES CITYT DHE LIVERPOOLIT? Eric Cantona përgjigjet në mënyrën e tij

Delo.autor

“THUMBON” CRISTIANO RONALDON/ Trajneri Deschamps: Kush e pa në fushë?

Delo.autor

NUK KA KTHIM PAS/ Barcelona dhe mbrojtësi afër marrëveshjes

F.autor

Leave a Comment