Futboll Kategoria Superiore Sport

“ARRITËM NJË FITORE TË MADHE”/ Flet trajneri Lerda i emocionuar: Ja e vërteta e zemërimit të Asanit

Partizani triumfoi në derbin ndaj Tiranës, duke siguruar 3 pikë të arta në kampionat. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku i të kuqve, Franko Lerda, u shfaq tepër i lumtur pas kësaj përballje, duke deklaruar:

Mendon që kjo fitore ka ardhur në momentin kur Partizanit i duhej?

Kemi arritur një fitore të madhe që na duhej, mbi të gjitha për tifozë, presidentin. Arritëm të jepnim gjithçka në fushën e lojës. E merituam.

A e kishit menduar se do ta fitonit ndeshjen pas dominimit në 20 minutat e para të Tiranës?

Kemi arritur që ta nisim mirë. Kishim rast me Brojën. Skuadra vuajti pak me kalimin e minutave. Kemi pasur vështirësi në dublimin e Malës. Në momentin që zhbllokuam ndeshjen, u bëj gjithçka e lehtë.

Reagimi i Asanit në momentin e zëvendësimit…

Nuk është e vërtetë. Nuk duhet të krijojmë polemika. E zëvendësova, sepse duhet diçka në mesin e fushës. Dikush duhet të dilte, ishte pikërisht ai. Për pjesën tjetër, në fundin e ndeshjes më ka përqafuar, dhe është gjithçka ok.

A ishte rastësi paraqitja e sotme, apo kjo është gjendja që duhet të ketë ekipi?

Sot do të fokusohem vetëm te fitorja. Kemi bërë ndeshje të mira dhe në takimet e kaluara. Kur nuk vjen rezultati, loja kalon në plan të dytë. Nuk dua të komentoj këtë pyetje. Dua të shijoj këtë fitore!

Mbas kësaj paraqitje mjaft të mirë, do luani me 3 apo me 4 në mbrojtje?

Të shohim! Do të shikoj lojtarët që do kem në dispozicion. Për shkak të zgjedhjeve të kushtëzuara, sot e nisëm me 4 kaluam edhe me 3. Kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë, që të luajë edhe me 3 edhe me 4. Në varësi të kontingjentit.

Paraqitja e mirë e Romeros do t’iu verë në vështirësi për vendin e titullarit?

Do të vendosim ndeshje pas ndeshje se kush do të luajmë. Mund të luajnë bashkë me Telushin. Do të vendos 1 ditë para ndeshjes, kush të më duket në formë ai do të luajë.

Si e përjetove derbin e parë?

Mu duk sikur luajta dhe unë. Ishte një koreografi e bukur. Jam një trajner që i përjetoj shumë ndeshjes. Është vërtet emocionuese kur e shikon stadiumin plot dhe të karikon jashtë mase.

Related posts

Fanse e Ukrainës/ Njihuni me 22-vjeçaren që kërkon ta kalojë natën me…BURRA

Isa.Autor

NË PRAG TË NDESHJES ELIMINATORE ME MOLDAVINË/ Edy Reja: Kemi probleme me sulmin, do të ketë…

Delo.autor

“E MBAJ NË SHTËPINË TIME”/ Ramos fton Messin: Do na ndihmonte të fitonim trofe…

Delo.autor

Leave a Comment