Futboll Sport

Neuer optimist: Koha për t’u zgjuar, nuk ka përçarje te Gjermania

Kapiteni i Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Manuel Neuer, ka thënë se humbja e ‘Pancerave” në Meksikë të dielën ishte një thirrje për t’u zgjuar dhe se takimet e ardhshme të Grupit F të Botërorit 2018 me Suedinë dhe Korenë e Jugut janë finale. Gjermania u mund nga Meksika në ndeshjen e parë të Grupit F në stadiumin “Luzhniki”, me sulmuesin e PSV Eindhoven, Hirving Lozano duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 35-të.

Humbja ishte e para për Gjermaninë, në Botëror si një komb i unifikuar, me qendërmbrojtësin Mats Hummels që deklaroi se kanë mungesë stabiliteti në mbrojtje. “Meksika na shkaktoi probleme që ne nuk ishim në gjendje të gjenim përgjigje”, tha Neuer në konferencën për shtyp. “Ishte një thirrje për t’u zgjuar, por kurrë nuk e kam parë komunikimin në skuadër të jetë aq i mirë sa ka qenë pas humbjes në Meksikë, kjo është një shenjë e mirë. Nuk ka nevojë për një thirrje të dytë zgjimi. Ne kemi ndërmend t’i drejtohemi dy finaleve duke menduar pozitivisht. Ekipi beson se ne mund të arrijmë në fazën me eliminim”, vazhdoi kapiteni.

Neuer ishte 50 minuta me vonesë në konferencën për shtyp në bazën e stërvitjes në Vatutinki, duke pranuar se vonesa ishte pas një bisede që mbajti me ekipin për krizën. “Kishte një takim të gjatë me ekipin dhe unë dua të kërkoj falje për vonesën”, tha ai. “Ne jemi kritikët tanë më të ashpër, jemi të frustruar me veten dhe të zhgënjyer me atë që kemi prodhuar… Ne po flasim për mbrojtjen dhe mungesën e besimit.

Nuk mund të përgjigjem përse na mungonte ky besim”, u shpreh Neuer, i cili mohoi se ka një ndarje në kamp në mes të lojtarëve që fituan Kupën e Konfederatave 2017 dhe fituesit e Kupës së Botës 2014. Gjermania përballet me Suedinë, e cila mundi Korenë e Jugut në ndeshjen e tyre të hapjes. “Nuk ka ndarje në dy ekipe, nuk ka ndarje”, theksoi Neuer. “Lojtarët që fituan Kupën e Konfederatave janë pjesë e ekipit dhe mendoj se është mirë që tani po fluturojmë për në Sochi, është diçka e re për ne. Unë jam i bindur se ne do të tregojmë një fytyrë tjetër kundër Suedisë. Ne duhet të tregojmë se çfarë na bëri aq të fortë. Ne besojmë dhe e dimë se mund ta arrijmë këtë”.

Related posts

Dalipi: Nuk jam tradhtuar, sot fitoi Teuta

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Shaqiri dhe Xhaka synojnë ta frymëzojnë Zvicrën drejt çerekfinales së parë përballë kampiones botërore

Delo.autor

“ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ As Zidane dhe as Guardiola, Mesfushori Kroos zgjedh trajnerin më të mirë

Delo.autor

Leave a Comment