Futboll Sport

New York Times: Milan do të përjashtohet nga Europa Liga

Gazeta e famshme amerikane thotë se hetimi financiar i UEFA për Milanin rekomandon që Milan të largohet nga Europa Liga për shkak se theu rregullat e Fer Playt Financiar

Klubi ka refuzuar qoftë vullnetarisht qoftë me një marrëveshje që të tregojë financat e klubit dhe qëndrueshmërinë e tyre, si dhe nuk kanë sqaruar të ardhurat dhe investimet e pronarit Yonghong Li.

Ai ishte në gjendje që ta blejë klubin për 300 milionë euro nga Silvio Berlusconi vitin e kaluar derisa kompania e tij duhet të paguaj kredinë tek Eliott Management.

Interesi, apo shuma që duhet të kthehet është 380 milionë euro, por Elliot Management mund ta merr kontrollin në Milan edhe më herët, saktësisht të hënën nëse biznesmeni kinez nuk paguan 10 milionë euro në kontot e kësaj kompanie.

Sipas New York Times, dy njerëzit që janë përfshirë në këtë proces kanë konfirmuar për gazetën se hulumtuesit e UEFA’s rekomandojnë që Milan të largohet nga garat europiane sepse ka thyer rregullat e Fer Playt financiar.

Një diskutim final pritet që të mbahet brenda dy jave ku Milan do të bëj mbrojtjen legale!

Përjashtimi do të keqësonte skenarin e saj, por një tjetër opsion është që të shqiptohen gjiba, kufizime në skuadër dhe bllokim të transferëve të reja.

Nëse Milan përjashtohet, Atalanta do të ishte në fazën e grupeve në Europa Ligë kurs Firentina do të ishte në raundin e paraeliminatorëve në këtë garë.

Related posts

PAS TESTEVE ANTIDOPING/ Kampioni i botës, Briken Calja: Mos na paragjykoni

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA publikon 11 kandidatët në garë për golin e sezonit

Isa.Autor

MARASH KUMBULLA NË TELASHE/ Gjykata Sportive dënon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment