Futboll Sport

DAKU RINOVIM ME RUBIN KAZAN/ Kontratë ‘sheikësh’ për sulmuesin kuqezi! Klauzola e veçantë

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, ka vendosur të rinovojë edhe me katër vite të tjera kontratën e tij me Rubin Kazan në Rusi. Pasi dështoi kalimi i tij te Zeniti i Shën Petersburgut, gjilanasi u bind nga Rubin dhe paga e tij fillestare do jetë 2.2 milionë euro në sezon, që me bonuse shkojnë deri në 3 milionë euro në sezon. Pa bonuse të tjera për golat apo paraqitjet, Daku me kontratën e re të vlefshme deri në verën e 2029 i ka siguruar minimumi 12 milionë euro.

Sipas mediave ruse, sulmuesi 27-vjeçar i kombëtares shqiptare do të fitojë 3 milionë euro në sezon me kontratën e re, një shumë që përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me kontratën e mëparshme, ku ai fitonte 700 mijë euro në vit. Në fund Daku ka zgjedhur të qëndrojë në Kazan, ku jo vetëm që do të luajë një rol të rëndësishëm në ekip, por do të përfitojë edhe nga një kontratë shumë më e favorshme financiarisht.

KLAUZOLA – Në marrëveshjen e re është përfshirë edhe një klauzolë strategjike që mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij afatshkurtër. Pas 6 muajsh, Daku ka të drejtë të largohet nga Rubini nëse në adresë të tij vjen një ofertë e kënaqshme nga ndonjë klub europian, çka i lë atij derën hapur për një transferim të mundshëm në janar 2026.

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Trajneri Nagelsman: Futbolli është më i bukur nëse luan me ritëm dhe…

Delo.autor

INTERI FITOI DERBIN MADONINËS/ Ja dënimet ekstreme për dy skuadrat Milanez

Delo.autor

HISTORIKE/ Strakosha me Kumbullën bëjnë namin, shikoni sa ka shkuar vlera e Kombëtares në treg

Delo.autor

Leave a Comment