Futboll Sport

Nigeria NDERON Argjentinën dhe i jep një “shuplakë” të fortë Islandës (VIDEO)

Nigeria ka tejkaluar parashikimet duke zhvilluar nje ndeshje perfekte duke fituar me rezultatin 2-0 me Islandën. Islandezët pasi arritën një rezultat pozitiv në takimin e parë me Argjentinën janë befasuar nga afrikanët dhe tashmë janë me një këmbë jashtë botërorit.

Pas një pjese të parë të luftuar sidomos në mesfushë skuadrat respektive nuk mundën të shënonin gol. Me filimin e fraksionit të dytë Nigeria falë një aksioni model kalon në epersi me sulmuesin Musa. Lojtari i Leister Citit përfitoi nga një përgjumje të mbrojtësve kundërshtarë duke e ndalur topin në rrjetë.

I njëti autor shënon një tjetër gol por kësaj radhe duke mrekulluar të pranishmit në shkallët e stadiumit.
Ndërkohë Islanda fitoi një penallti por nga pika e bardhe Singurtson si rralë herë gabon duke shpërdoruar një mundësi të artë.

Me këtë fitore të Nigerisë gjithçka bëhet e hapur sa i takon kualifikimit në Grupin D. Tashmë edhe Argjentina ka fatet e saj pasi i duhet nje fitore me goleadë përballë Nigerisë në takimin e fundit për të siguruar kualifikimin. Ndërsa Islanda nga ana e saj duhet të bëj mrekullinë me Kroacine favorite të Grupit D.

Përgatiti:AlpeNews.al

https://youtu.be/aFOqT8d_ZqM

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ish-portieri i Barcelonës dhe Turqisë dërgohet urgjentisht në spital me COVID-19

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një asistit fantastik nga Bale, mesfushori Ramsey ndëshkon Turqinë (VIDEO)

Delo.autor

DEBUTIM ËNDRRASH/ Ish-sulmuesi Shpresave gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me skuadrën gjermane (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment