Futboll Sport

Anglia pret Panamanë, Southgate: Do të luajnë për të na dëmtuar fizikisht

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, po përgatit skuadrën e tij për një duel të fortë fizik ndaj rivalëve të Panamasë, në sfidën e dytë që dy ekipet do të luajnë në Botërorin “Rusi 2018” ditën e diel.

Anglia fitoi me vështirësi 2-1 ndeshjen e parë ndaj Panamasë, me një gol në minutën e fundit nga Harry Kane, situatë që mund të përsëritet edhe pas 48 orësh. Për më tepër që skuadra e Panamasë bën një lojë të fortë fizike, çka e konfirmojnë 5 kartonat e verdhë që lojtarët e këtij ekipi morën në takimin ndaj Belgjikës.

Nuk ka për të qenë e lehtë, ndaj jemi përgatitur për të kaluar këtë përballje të vështirë. Na duhet fitorja për të patur më të lehtë në takimin e fundit ndaj Belgjikës. E dimë që Panamaja do të mbrohet dhe do të prëdorë çdo mënyrë për t’ia dalë mbanë, ndoshta edhe duke na dëmtuar fizikisht. Por edhe ne kemi një plan loje dhe do të përpiqemi të jemi një rrezik i madh në zonën e tyre, duke përdorur aftësinë tonë teknike”, u shpreh trajneri Southgate, që për ndeshjen ndaj Panamasë nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Dele Alli.

Related posts

(FOTO) Leicester – Manchester City, njihuni me formacionet zyrtare

Q.Autor

PARA NDESHJES ELIMINATORE “EURO 2020″/ Ja sa tifozë turq pritet të mbushin stadiumin “Loro Boriçi”

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes kopjon Ferrarin, jep “OK”-in për vaksinimin e stafit në Bahrein

Delo.autor

Leave a Comment