Futboll Seria A Sport

Një DUEL “EL CLASICO” për mesfushorin e Juventusit. Bardhezinjtë fiksojnë çmimin

Miralem Pjanic nuk është i transferueshëm, të paktën derisa të provohet ndryshe. Juventusi nuk ka ndërmend të privojë veten nga “regjizori” boshnjak, por e di shumë mirë se lojtari, së shpejti do të jetë në fokusin e klubeve të mëdha spanjolle. Për pasojë, mbajtja e tij në Torino do të bëhet më e vështirë se sa pritet.

Në fakt, përveç Barcelonës, sipas “Tuttosport”, edhe Real Madridi do të ishte shumë i interesuar për Pjanic. Kjo është arsyeja pse Juventusi do të kishte vendosur tashmë një çmim të mundshëm, duke filluar nga 80 milionë euro.

Për më pak se kjo shifër, shkurtimisht, bardhezinjtë nuk do të ulen në tavolinë, siç thuhet. Realiteti është se, askush te kampionët e Italisë, nuk ka ndërmend ta shesë Pjanic. Duke filluar nga trajneri Allegri.

Megjithatë, është e qartë se largimi i mundshëm i boshnjakut për shifra të tilla do ta lejonte Juventusin të kthehej me forcë më të madhe ekonomike në merkato dhe ndoshta të provonte sulmin final ndaj ëndrrës së vërtetë të kësaj vere: Milinkovic Savic.

Në të gjitha këto, natyrisht, mbetet të shihet se cili është vullneti i Pjanic, i cili mund të jetë i hipnotizuar nga sirenat spanjolle.

Related posts

MINUTË PAS MINUTE/ Kroacia “e vogël” bën mrekullinë dhe kalon në finalen e madhe (VIDEO)

Isa.Autor

E GODET me GRUSHTE dhe e TËRHEQ ZVARRË, Sportisti i njohur rreh keq të dashurën (VIDEO)

Isa.Autor

(FOTO) Këto janë 10 skuadrat që shpenzuan më shumë gjatë merkatos së janarit

Q.Autor

Leave a Comment