Futboll Kategoria Superiore Sport

“JAVA E KRIMIT”/ Sulmuesi Sukaj nuk i kursen thumbat. Ndez derbin Tirana-Partizani me postimin e tij (VIDEO)

Këtë fundajvë do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ku të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin fitoren.

Shpesh para ndeshjeve derbi nuk kanë munguar thumbimet nga lojtarë dhe ish-lojtarë të të dy ekipeve. Edhe këtë herë ka qenë Xhevahir Sukaj, i cili ka menduar të ngacmojë bardheblutë.

Sulmuesi shkodran, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit, ka postuar një video nga një derbi i zhvilluar në stadiumin e parë “Qemal Stafa”. Në shkrimin mbi videon Sukaj shkruan: “Java e krimit. Për jetë me ty Partizan”.

Kujtojmë se Sukaj ka luajtur me Partizanin nga viti 2015 deri në vitin 2018, teksa gjithashtu në Superiore ka luajtur edhe me Vllazninë, Laçin dhe Flamurtarin.

Related posts

INTERI “HEQ DORË” NGA RAKITIC/ Kërkon tjetër lojtar të Barcelonës

F.autor

DËMTIMI I YAMAL/ Barcelona del me deklaratë zyrtare: Humb pjesën e mbetur të sezonit me klubin

F.autor

PAS DHUNËS NË FUSHË-KRUJË/ Ardjan Takaj: Luajtëm me urdhër, po mendojmë tërheqjen

Delo.autor

Leave a Comment