Futboll Sport

SILVINJO DETYROHET TË NDRYSHOJË LISTËN E KOMBËTARES/ Një tjetër titullar humb ndeshjen me Poloninë

Trajneri Silvinjo është detyruar që të ndryshojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Polonisë, pasi ka humbur shërbimet e një tjetër elementi të rëndësishëm për kuqezinjtë.

Tekniku i Kombëtares shqiptare kishte grumbulluar për këtë ndeshje Ardian Ismajlin, por ky i fundit është dëmtuar në ndeshjen që Empoli luajt ndaj Atalantës. Pas dy ditësh konsultimeve mes stafit mjekësor të klubit italian dhe kombëtares shqiptare dhe pas ekzaminimeve që janë kryer, është arritur në konkluzionin se Ismajli nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen ndaj Polonisë pasi nuk rikuperohet në kohë.

Për këtë arsye, Silvinjo ka grumbulluar në vend të tij Enea Mihajn, i cili aktivizohet në Portugali me Famalikaon. Dëmtimet kanë ndryshuar plotësisht planet e trajnerit, pasi Gjimshiti dhe Ismajli, që mendohej se do të ishin titullarët e mbrojtjes në këtë sfidë, kanë përfunduar të dy të dëmtuar dhe do të ndjekin ndeshjen si tifozë./ Panoramasport.al

Related posts

“AUSTRALIAN OPEN”/ Organizatorët “zëvendësojnë” tenistin Federer me ish-numrin 1 në botë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Manchester United nënshkruan me talentin e Premier…

Delo.autor

E BUJSHME/ “Banda kriminale” në Madrid, vidhnin bileta të finales Champions

Delo.autor

Leave a Comment