Futboll Premier League Sport

Nuk ndalet Maxi Lopez/ Zbuloni gjestin e shëmtuar ndaj stemës së Realit

Maxi Lopez ndodhet në Spanjë dhe në rrjetet sociale i ka dedikuar gishtin e mesit stemës së Real Madridit. Argjentinasi, i cili është 34 vjeç dhe që ka një mesatare golash 0.26 në ndeshje në të gjithë karrierën e tij (11 gola në 421 ndeshje), është miku i Messi-t teksa ka kaluar dy vite në Spanjë (Barcelona dhe Mallorca). Më pas ai u transferua në Rusi, Brazil dhe Itali, në total tetë ekipe. Atij i ka përfunduar kontrata me Udinese-n dhe mund të rikthehet te River Plate për të varur këpucët në gozhdë.

“Jam i qetë sepse sa herë kam luajtur kam dhënë gjithçka për gjithçka”, tha ai kur u largua nga Barcelona në vitin 2006. Maximiliano Lopez me Barcelona-n regjistroi 14 ndeshje në La Liga, tre në Champions League dhe dy në Kupën e Mbretit.

Bilanci i tij i golave të shënuar është reduktuar vit pas viti në Europë apo edhe në Kupë. Në La Liga ai gjatë një viti te Mallorca shënoi vetëm tre gola në 29 ndeshje. Maxi Lopez u transferua te Barcelona për 6.5 milion euro që nga River Plate. Me katalanasit ai regjistroi 19 aktivizime dhe arriti që të shënonte vetëm 1 gol, shifra të varfra për një sulmues. Pasi u aktivizua një sezon në formë huazimi te Mallorca, Barcelona vendosi ta shiste te FC Moska për 2 milion euro.

Related posts

I LIDHUR ME PAMELA ANDERSON/ Futbollisti francez “ngacmon’”gazetaren shqiptare: Se kishte fatin të më takonte…

Delo.autor

E BUJSHME/ Në Angli e bëjnë fakt të kryer, futbollisti i Realit do të transferohet te Juvja në janar

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË TEK PSG/ “L’Equipe”: Messi me shokë nuk e duan Wijnaldumin në skuadër

Delo.autor

Leave a Comment