Futboll Sport

“Ringjallet” Kolumbia, James me shokë “fundosin” Poloninë e Lewandowskit (VIDEO)

Rikthehet James Rodriguez, rikthehet edhe Kolumbia të jetë kompetitive. Skuadra nga Amerika Latine ka mposhtur Poloninë 3-0 duke ringjallur shpresat për një vend mes 16 më të mirëve. Ishte një ndeshje fantastike e kolumbianëve, të cilët luftuan me mish e me shpirt për këtë fitore.

Gjithsesi, për të parë golin e avantazhit duhet të prisnim minutën e 40’ kur James Rodriguez jep një top të përsosur drejt Yerry Mina i cili me kokë ka dërguar topin në rrjetë. Goli i yllit të Barcelona-s ka lehtësuar kolumbianët, të cilët pas pushimit dominuan falë shpirtit të garës dhe aftësisë teknike të James dhe Quintero. Goli i dytë u shënua nga Radamel Falcao në minutën e 70’, pas një pasimi të artë të Quitenro.

Pak minuta më pas Cuadrado i Juventus vulos fitoren për vendasit me një goditje të bukur pas një tjetër asisti të James. Kolumbia ka fatin e saj në dorë, dhe me një fitore ndaj Senegalit mund të kalojë në fazën tjetër. Ndërkohë Polonia i ka thënë lamtumirë matematikisht Kupës së Botës.

https://www.youtube.com/watch?v=QwYBPeN6rmE

Related posts

HARXHOI 200 MIJË EURO NË KAZINO DHE HOTELE/ Dënohet me 3 vjet burg personi që mashtroi yllin e Manchester City-t…

Delo.autor

HISTORISË SË DASHURISË I VJEN FUNDI/ Wanda Nara i jep lajmin e hidhur drejtuesve “zikaltër”

Delo.autor

SKANDAL/ Arrestohet në Korsika Conor McGregor, akuzohet për ngacmim seksual

Delo.autor

Leave a Comment