Bundesliga Futboll Sport

KËRKON TË BËJË GODITJE TË DYFISHTË/ Dortmund i ofron “Zonjës së Vjetër” 30 milionë euro për dy lojtarët…

Kur duhet pak më shumë se rreth një muaj nga hapja zyrtare e merkatos së janarit, Borusia e Dortmundit synon të bëjë një goditje të dyfishtë. 

Për t’ia dalë mbanë, gjermanët do të duhet të trokasin në dyert e Juventusit me një ofertë bindëse. Dy lojtarët e piketuar nga ekipi i drejtuar nga Lysjë Favre janë Mario Manxukiç dhe Emre Xhan, të cilët do të largohen nga “Zonja e Vjetër”. Kroati nuk ka zbritur kurrë në fushë gjatë sezonit, teksa gjermani kërkon largimin që pasi Mauricio Sarri vendosi ta linte jashtë listës së Juves për Ligën e Kampioneve.

Drejtuesit verdhezinj kërkojnë dy lojtarë cilësorë, por nuk e pasqyrojnë këtë në ofertën e tyre. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e Dortmundit janë gati t’i ofrojnë “Zonjës së Vjetër” jo më shumë se 30 milionë euro për kartonët e dy futbollistëve, të cilët gjithsesi nuk janë pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Sarri.

Related posts

SITUATË E VËSHTIRË NË BULLGARI/ Policia pushton zyrat e Federatës së Futbollit, ja shkaku

Delo.autor

Materazzi: Herën e parë që u përballëm më turpëroi, aty e kuptova që ishte fenomen

Q.Autor

Baseli në momentin më të keq HISTORIK, zviceranët i besojnë “luftëtarit” XHAKA

Isa.Autor

Leave a Comment