Futboll Premier League Sport

Ofertë “e çmendur”, 100 milionë euro për Douglas Costa?!

Manchester City është gati të shpenzojë 100 milionë euro për të marrë sulmuesin Douglas Costa nga Juventus, sipas asaj që bën të ditur “Sport Mediaset”.

Shtypi italian mendon se Pep Guardiola ka shprehur dëshirën për të pasuar brazilianin në skuadër, në momentin që Manchester United dështoi në realizimin e këtij objektivi.

Vetëm një javë më parë, Juventus mori zyrtarisht Costa nga Bayern Munich pasi pagoi 40 milionë euro, si parashikonte marrëveshja e nënshkruar një vit më parë kur bardhezinjtë paguan 6 milionë euro për huazimin e tij.

Futbollisti, që do të luajë në Brazilin në Kupën e Botës, ka një kontratë deri në vitin 2022 me Juventus. Juve mund të pranojë ofertën e City, sepse me 100 milionë euro në arkë mund të realizojë objektivin kryesor të merkatos, blerjen e Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio.

Në sezonin e kaluar, Douglas Costa shënoi gjashtë gola dhe dha 14 asiste për “Zonjën e Vjetër”.

Related posts

SERBËT të çmendur/ Tifozët e Crvena Zvezda pushtojnë fushën pas kualifikimit historik (VIDEO)

Isa.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ Kumbulla mesazh solidariteti: Uroj që gjithçka të përfundojë së shpejti dhe… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Celta Vigo-Barcelona. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment