Futboll Sport

Fadil Vokrri përkujtohet në Beograd

Fadil Vokrri është mbajtur mend në Beograd. Millojko Pantiç, ka qenë yll i komentimit të futbollit. Vdekjen e tij e konsideron humbje të thellë për sportin dhe e quan futbollistin nga Prishtina një njeri të madh. Komentet në Serbi e kanë bërë atë një emër të përjetshëm dhe të paharruar. Pantiç thotë se në një intervistë Vokrri e kishte bërë për vete, pavarësisht se ishte fans i rivalit Crvena Zvezda.

“Ka qenë një mjeshtër i madh dhe e kam vlerësuar shumë pasi ai ka qenë talent i lindur dhe jo një futbollist i ushtruar artificial. Ka ngelur njeri i mirë dhe kufijtë tanë këtu nuk kanë ekzistuar. Jam dëgjuar me të para disa vitesh dhe futbolli është dashur të na lidh pavarësisht politikës”, tha Millojko Pantiç, ish-komentator i Futbollit.

Lufta për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovarë nuk i ka ndaluar shumë ta quajnë një vëlla Vokrrin në Serbi. Ish drejtuesi i Partizanit në kohën e Vokrrit, Zdravko Mrviç, thotë se ka qëndruar njeri i madh.

“Futbollistët nga Kosova si Prekazi dhe shumë kanë ardhur në Partizan. E kam pritur në restoran të klubit dhe e pyeta ditën e parë si ndjehej dhe ishte i tërhequr, por shumë shpejt u kthye në më të dashurin e publikut”, tha Zdravko Mrviç, ish Drejtor i KF Partizani, Beograd.

Vokrri ishte shpallur një prej futbollistëve më të mirë në Jugosllavi dhe tifozët i thanë prehu në paqe legjendë.

Related posts

Hidhet shorti në Kupën FA, mësohen çiftet e 1/8-tës

Q.Autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ QARABAG/ Trajneri Lerda: Nuk vijmë në Baku si turistë, por…

Delo.autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja PSG-Manchester United. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment