Futboll Sport

MIQËSORJA NDAJ KATARIT/ Reja shpall listën e futbollistëve të Shqipërisë, vetëm dy lojtarë nuk janë nga Kategoria Superiore

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarë të ftuar për miqësoren e 9 nëntorit ndaj Katarit.

Pjesë e grupit janë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite të luajtur më 26 tetor në Abu Dabi, ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me klubet e huaja.

I vetmi legjionar në këtë listë është Kristal Abazaj, i cili aktivizohet në kampionatin turk me klubin e Istanbulspor.

Të gjithë futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatin shqiptar teksa për herë të parë janë ftuar lojtarë si Herald Marku, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai.

Përfaqësuesja do të shfrytëzojë shtyrjen e javës së 12-të të “Abissnet Superiore” për të nisur grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që do të përgatitet në kompleksin Tropikal në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.

Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar në Kombëtare për miqësoren e radhës me Katarin:

Related posts

NË PRAG TË FINALES CHAMPIONS/ Pochettino “kërcënon”: Do fitojmë për të shkruar historinë…

Delo.autor

NJË VIT NË DISPOZICION PËR BLERJEN E BUJSHME/ Zbardhet skenari i Florentino Perezit për kampionin e botës…

Delo.autor

FORMULA 1/ Kurioziteti, Williams zbulon se si do të jenë makinat në Botërorin 2022

Delo.autor

Leave a Comment