Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi, ka komentuar largimin e trajnerit Panuçi nga konferenca live, duke e quajtur jo normal veprimin e tij.
“Mënuyra se si iku Panuçi nga konferenca live nuk ishte normale. Nëse ai vendos të ikë kështu, është më mirë të mos kthehet më. e kuptoj që të marrësh Kombëtaren pas suksesit të De Biazit nuk është gjë e lehtë, por ose duhet të marrë përgjegjësitë ose të ikë fare”, u shpreh Hafizi.
