Futboll Sport

“AKSIDENTI QË TRONDITI BOTËN E FUTBOLLIT”/ Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Sala

Një person është arrestuar me dyshimin e vrasjes së futbollistit argjentinas, Emiliano Sala.

Prokurorët që po hetojnë ngjarjen thonë se burri 64-vjeçar mund ta ketë kryer krimin pa paramendim.

I dyshuari i cili do të mbetet i paidentifikuar deri në ngritjen e akuzave po mbahet nën hetim në gjendje të lirë pasi ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet.

Futbollisti 28-vjeçar Sala humbi jetën më 21 janar të këtij viti teksa fluturonte me avion privat nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mendohet se avioni në fluturim e sipër pësoi një avari dhe u rrëzua në ujërat e kanalit të La Manshit.

Trupi i futbollistit të ri u zbulua rreth dy javë më vonë në fundin e detit, ndërsa trupi i pilotit të tij ende nuk është gjetur.

Sala pak ditë përpara aksidentit tragjik kishte firmosur transfertën nga ekipi francez i Nantes dhe për t’u zhvendosur si sulmues në Premier Ligën angleze me klubin “Kardif Siti” në këmbim të shifrës rekord prej 17 milionë dollarë

Related posts

I PËRGJIGJET NJË TIFOZI NË RRJETET SOCIALE/ Ish-presidenti Pallotta: Po, ai ka qenë gabimi im më i madh te Roma

Delo.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Gazetarët ngatërrojnë lojtarin me kalimtarin, shikoni çfarë i bëjnë (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUS-MILAN/ Gattuso në luftë për një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment