Futboll Sport

Partizani ende i paqartë, për stolin shfaqet emri i trajnerit të njohur

Partizani i ri për sezonin që vjen duket se ende nuk ka filluar riformatimin dhe të hedhë bazat për një ekip të fortë dhe për të rivalizuar. Gjithçka duket se është në ajër te të kuqtë ku edhe rinovimet kanë ngecur dhe futbollistët nuk po firmosin marrëveshjet e reja. Në një moment kur u mendua se gjithçka do fillonte nga emërimi i trajnerit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Madje mund të themi se Klevis Dalipi ende nuk është shkarkuar zyrtarisht. Por gjithsesi në ambientin e 15 herë kampionëve të vendit po qarkullon emri i Armando Cungut. Ish-trajneri i Vllaznisë është aktualisht pa një ekip dhe mund të marrë drejtimin e ‘demave’ në sezonin që vjen. Këto janë të gjitha në kuadër të zërave pasi lëvizje konkrete ende nuk ka te të kuqtë.

Related posts

ISH-“NUMRI 10” I MILANIT/ Rui Costa: CR7 tek Juventusi shfaqet gjithmonë vendimtar, kanë marrë…

Delo.autor

Java e veçantë e Superiores, e gjitha luhet në një ditë!

Sadik.Autor

Skënderbeu si ekip elitar, ja sa ndeshje ka zhvilluar deri tani

Sadik.Autor

Leave a Comment