Futboll Seria A Sport

Partizani në “gjumë”/ Të kuqtë pa dëshirë për sezonin e ardhshëm

Skuadra e Partizanit nuk ka bërë një sezon aspak të mirë këtë vit në kampionat. Të kuqtë kanë arritur të ndërrojnë edhe trajnerin, duke sjellë në krye të ekipit Klevis Dalipin. Tekniku e ka nisur shumë mirë aventurën e tij, por vetëm pas disa ndeshjesh, duke filluar që nga transferta e Kukësit ku u mund me rezultatin e thellë 4-0. Në fund të sezonit “demat” u renditën në vendin e 5-të.

Në pritje të një vendimi nga CAS për skuadrën e Skënderbeut, “demat” kanë mundësimë të luajnë në Europë nëse korçarët dënohen.

Megjithatë ende nuk ka asnjë lëvizje për 15 herë kampionët e vendit përsa i përket merkatos, as ndonjë përforcim i mundshëm. Një tjetër çështje është edhe e ardhmja e trajnerit Klevis Dalipi, i cili ende nuk e ka të qartë nëse do të vazhdojë në krye të Partizanit apo jo.

Related posts

KONFIRMOHET MARRËVESHJA/ Lojtari i Kombëtares transferohet në Serie A tek klubi…

Delo.autor

Federer i paarritshëm, vendos një tjetër rekord në karrierë

Sadik.Autor

LIVE/ SKËNDERBEU-KAMZA: Nis sfida, për të dy ekipet vlen vetëm fitorja

Isa.Autor

Leave a Comment