Futboll Ligue 1 Sport

VETËM 9 GOLA NË 10 VITE TEK PSG? Verratti justifikohet në këtë mënyrë: Përpiqem ta bëj skuadrën të…

Në 358 ndeshje me fanellën e PSG-së, të shpërndara në nëntë sezone, Marco Verratti ka shënuar vetëm 9 gola. Në vitin e tij të dhjetë në Francë, i pyetur nga “PSG TV”, mesfushori i kombëtares italiane fokusohet edhe në këtë fakt:

“Për mua thonë që nuk fokusohem te statistikat dhe nuk dal në fushë për të shënuar. Kjo është normale, sepse para së gjithash përpiqem ta bëj skuadrën të luajë më mirë dhe t’i vendos sulmuesit në kushtet më të mira për t’i vendosur ata. Ky është roli im kryesor.

Pastaj është e qartë se golat janë të rëndësishëm dhe unë duhet të përmirësohem në këtë drejtim. Nëse do të mund të shënoja 4-5 gola në sezon do të ishte një përmirësim i ndjeshëm. Më duhet të bëj më mirë dhe ndoshta të mendoj më shumë për këtë, por jam i lumtur edhe kështu”.

Related posts

Mediat franceze: Nabil Fekir është lojtar i Liverpoolit 99 për qind

Sadik.Autor

(VIDEO) Çmendet Stambollin/ Ish-futbollisti i Milanit ,ndëshkon Galatasaray-n nga mesi i fushës

Sadik.Autor

PAS 17 MINUTASH LOJË/ Serling bën gjithçka vetë kundër Leeds dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment