Futboll Sport

PAS NDESHJES ME ANGLINË/ Trajneri i Belgjikës: Januzaj ka diçka speciale, e meritoi golin…

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, ishte i lumtur me fitoren e skuadrës së tij, edhe pse kjo i dërgon belgët në anën e vështirë të tabelës në rrugën drejt finales dhe me shumë mundësi siguron një çerekfinale të ethshme ndaj Brazilit.
“Fitorja është rezultati i një grupi lojtarësh të cilët e dëshirojnë. Fitorja nuk ishte më e rëndësishmja, por të krijonim një grup që dëshiron të shkojë sa më larg të jetë e mundur së bashku. Ne deshëm të krijonim një grup të tillë dhe me fitoren sot e treguam se ia arritëm, fitorja është rezultati i saj.

Mund të takojmë Brazilin në çerekfinale? Nuk mund të planifikosh një skenar ideal. Ka skuadra të mira që i kanë dhënë lamtumirën Botërorit dhe të tjera që ishin shumë pranë eliminimit. Ne thjesht duhet të shohim veten. Tani do të mendojmë për Japoninë, kjo ka rëndësi.

Januzaj? Ai ka talent në lojën një kundër një. Ai ka diçka speciale. Sigurisht që e meriton këtë gol pasi i është dashur t’i mësojë gjërat në rrugën më të vështirë. Ai vjen nga një periudhë e vështirë por tregoi se është gati”, ishin fjalët e trajnerit i cili çuditi në fakt të gjithë kur vendosi të grumbullonte futbollistin shqiptar i cili nuk kishte luajtur asnjë minutë në kualifikuese.

Related posts

Liverpool gjobitet nga UEFA, për trazirat e shkaktuara në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Manchester United kthehet në lojë, Anthony Martial shënon golin e barazimit (VIDEO)

Isa.Autor

E ardhmja e francezit në “Camp Nou”/ Malcom: Yjet e Barcelonës e përkrahin Dembele

Isa.Autor

Leave a Comment