Futboll Sport

PËRBALLJA NDAJ BULLGARISË/ “Tre Luanët” mund ta braktisin ndeshjen po pati…

Garet Sauthgejt është optimist se Anglia do të përgjigjet në ndeshjen e sotme kundër Bullgarisë pas humbjes surprizë me Çekinë në Pragë.

“Tre luanët” e shtynë çështjen e kualifikimit pas disfatës së të premtes, por mund ta presin biletën që sot në Sofje, në rast se mposhtin bullgarët dhe Kosova nuk arrin të fitojë ndaj Malit të Zi në kualifikueset e Grupit A. “Kemi një grup shumë serioz. Çelsi është gjithnjë përgjigjja pas humbjes.

Duhet të shohim përpara dhe të përqendrohemi te kjo ndeshje. Nuk mendoj se humbjet i bëjnë dëm skuadrës nëse reagimi është pozitiv.

Ne do të kërkojmë të kualifikohemi, duke luajtur mirë dhe marrë rezultatin”, tha Garet Sauthgejt. Ka pasur zëra në Angli se ai mund të rikthejë mbrojtjen me tre vetë, me të cilën arriti deri në gjysmëfinalet e Botërorit të Rusisë një vit më parë, por ai mbetet hezitues ndaj këtij ndryshimi taktik.

Racizem

Sauthgejt ka kërcënuar se nëse do të ketë fyerje raciste ndaj futbollistëve të tij në “Vasil Levski”, atëherë ai do të zbatonte protokollet e UEFA-s, deri në tërheqjen e skuadrës nga fusha. Një pjesë e stadiumit të Bullgarisë do të jetë i mbyllur për tifozët vendës sonte, për shkak të fyerjeve raciste që u dëgjuan në ndeshjet kundër Kosovës dhe Malit të Zi.

Related posts

EIBAR-BARCELONA/ Gafa e Messit përballë portierit, “jashtëtokësori” e tepron (VIDEO)

Delo.autor

Botërori i shahut në Durrës, 8-vjeçari me baba shqiptar dhe nënë kroate përfaqëson Gjermaninë

Sadik.Autor

Notat e ndeshjes: Belgjikë 2-0 Angli, ja lojtari më i mirë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment