Futboll Premier League Sport

Pep Guardiola sfidon Manchester United për mbrojtësin e Milanit

Leonardo Bonucci konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe në çdo merkato në drejtim të tij ka oferta të rëndësishme. Edhe pse ai u bashkua me Milanin vetëm një vit më parë nga Juventusi, për mbrojtësin italian interesi nga klubet e Premier League vazhdon. Pas Manchester United, tani edhe Manchester City ka shfaqur interes për të nënshkruar gjatë verës me kapitenin e kuqezinjve. “Qytetarët” që drejtohen nga Guardiola do të ofrojnë konkurrencë të fortë ndaj rivalëve të United për mbrojtësin e Milanit. Pep Guardiola ka në skuadër shumë lojtarë të talentuar, por në mbrojtje i mungon një lojtar me eksperiencën e Bonucci-t ndaj është gati të rivalizojë fort për të siguruar shërbimet e italianit me portugezin Jose Mourinho. “Corriere dello Sport” raporton se Manchester City i është bashkuar garës për të nënshkruar me 31-vjeçarin, me Unitedin gjithashtu në garë për kapitenin e kuqezinjve.

Duket sikur klubet po kërkojnë të përfitojnë nga situata e rrezikshme e Milanit, pasi ata u pezulluan të luajnë në Europa League në edicionin e ardhshëm për shkak të problemeve financiare. 31-vjeçari u bashkua me kuqezinjtë nga “Zonja e Vjetër” verën e kaluar për një tarifë prej 42 milionë eurosh në atë që ishte një ndër kalimet më tronditëse në futbollin italian në kohët e fundit. Ai u shfaq në 35 ndeshje sezonin e kaluar dhe impresionoi në sezonin e tij të parë ndërsa mori edhe shiritin e kapitenit me drejtuesit që besuan se ai ishte lideri që ekipi kishte nevojë. Në fakt shpeshherë Bonucci e tregoi veten se është një lider si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes në momente të ndërlikuara për kuqezinjtë. Dëshira e tij dhe kryesisht e bashkëshores së tij ka qenë për të qëndruar në Itali, megjithatë pas këtij dënimi të Milanit situata mund të ndryshojë, edhe pse drejtuesit e kanë çuar çështjen në CAS dhe shpresojnë te pafajsia.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi priste gjyqtarin e Serisë A që tërboi Pirlon. UEFA ndryshon “xhaketat e zeza”

Delo.autor

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Memushaj thuasje i Pescarës

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Tirana: Gabim në mbrojtjen e Tiranës, Alvesh nuk fal. Vlonjatët në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment