Futboll Premier League Sport

Po shkëlqen në Botëror, Pavard objektiv edhe i klubit të madh anglez

Benjamin Pavard është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Mbrojtësi francez i Stuttgartit, ndiqet me shumë interes nga ekipet kryesore të Europës, të cilat dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Skuadra e fundit që futet në garë për të është Manchester City i Pep Guardiolas, që duhet të mposhtë sidomos konkurrencën e Bayern Munchen dhe Real Madridit, që shikojnë te 22-vjeçari përforcimin ideal për krahun e djathtë.

Pavard, aktualisht është i impenjuar me Francën në Botëror, duke qenë një nga pikat kyçe të formacionit të Deschamps.

Related posts

Sergio Ramos hyn në histori te Real Madridit

Sadik.Autor

NIS NJË KURS PRANË FSHF/ Cana: Është diçka e rëndësishme për mua, ja planet e mia për të ardhmen…

Isa.Autor

Carlos Moya: Rafa Nadal është Leo Messi i tenisit!!

Sadik.Autor

Leave a Comment