Futboll La Liga Sport

Përforcimi i parë për Lopetegui vjen nga kampionati francez

Pas afrimit të trajnerit Julen Lopetegui, fokusi i drejtuesve të Real Madridit është te përforcimi i skuadrës për edicionin e ri. Me në krye trajnerin spanjoll, te “Los Blancos” pritet të ketë disa ndryshime të mëdha. Emri i parë që mund të bashkohet me kampionët e Evropës gjatë verës është ai i mesfushorit francez Nabil Fekir. “Daily Star” insiston se Real Madridi ka vendosur pamjet e tij te ylli i Olympique Lyonnais, Nabil Fekir. Në moshën 24 vjeçare, ai ka pasur një sezon sensacional.

Ai ka luajtur 40 ndeshje, ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 8 asiste në të gjitha kompeticionet. Statistika të shkëlqyera për një lojtar dhe kaq ka mjaftuar që Real Madridi të hidhet në sulm për shërbimet e tij. Gjithsesi Real Madridi nuk është klubi i vetëm i interesuar për shërbimet e francezit. Jurgen Klopp është një adhurues i madh i tij dhe do të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Fekir në këtë merkato vere.

Në fakt u duk sikur ai ishte një hap larg nga Liverpool-i, por interesi i “Los Blancos” e ka ndalur këtë operacion. Si duket francezin e josh ideja për të luajtur me klubin më të madh në botë, që në vitet e fundit po dominon në futbollin Evropian duke fituar çdo trofe. Mesfusha e Real Madridit pritet të ketë ndryshime, njëri prej Kroos, Modric dhe Kovacic pritet të largohet gjatë merkatos dhe për këtë arsye ata po kërkojnë lojtar për të rritur edhe më shumë cilësinë në skuadër.

Fekiri i pëlqen shumë trajnerit të ri dhe vetë lojtari ka ide të qarta se nëse duhet të zgjedhë Real Madridi është klubi i duhur. Fakti që 24-vjeçari mund të luajë në disa pozicione ka bindur drejtuesit e Madridit të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij. Për më tepër dy klubet kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

Related posts

“RONALDO MË I FUQISHMI I REAL MADRID”/ Ramos: Nuk i di kriteret se si fitohet “Topi i Artë”

Delo.autor

E PABESUESHME/ Mourinho nuk ndalet, mesazh INJORUES për kapitenin e Man United

Isa.Autor

ZYRTARE: Hidhet shorti. ‘Dridhet’ Arsenali, ja kundërshtari në Europa League

Sadik.Autor

Leave a Comment