Futboll Sport

Ylli gjerman i ofrohet Milanit/ Por paga e tij është shumë e lartë…

Mesfushori i Schalke 04, Max Meyer po peshon mundësinë e një lëvizjeje te AC Milan këtë verë, me kontratën e tij në klubin gjerman që do të përfundojë në ditët e ardhshme. Gjermani ka deklauar se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re dhe po shikon opsionin më të mirë për të vazhduar karrierën e tij. Meyer ka qenë një nga të rinjtë më të spikatur gjermanë gjatë sezoneve të fundit dhe ka impresionuar për Schalke. Në sezonin e kaluar, ai u përdor si një mesfushor mbrojtës nga trajneri Domenico Tedesco dhe lojtari u shfaq në 24 ndeshje të Bundesliga duke shfaqur një nivel të lartë. “Calcio Mercato” shkruan se Meyer dëshiron të transferohet në “San Siro” te AC Milan dhe ka lënë në pritje Hoffenheim për shkak se dëshira e tij është bashkimi me kuqezinjtë. Agjenti i 22-vjeçarit, Fabio Parisi ia kishte propozuar lojtarin Milanit javën e kaluar dhe kontakti mes tyre ka vazhduar edhe gjatë ditëve të fundit. Duket sikur një marrëveshje është afër finalizimit, por paga e lojtari është një çështje për t’u zgjidhur.

Milan është i interesuar për gjermanin dhe po përpiqet të vlerësojë atë që mesfushori dëshiron të dëgjojë nga kuqezinjtë, i cili ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re prej 4 milionë eurosh për sezon nga Schalke. Agjenti i lojtarit ka paraqitur një kërkesë prej 4.5 milionë eurosh për sezon dhe Milan pritet të japë një përgjigje këtë javë. Kërkesa e gjermanit duket e madhe, megjithatë fakti që ai mund të vijë me parametër zero mund t’i mbushë mendjen drejtuesve të “Djallit” t’i plotësojnë kërkesën financiare gjermanit. 22-vjeçari që ka shkëlqyer në edicionet e fundit ka tërhequr më parë interesin e Tottenham Hotspur dhe ka mbajtur në pritje Hoffenheim me shpresën e madhe për të kaluar në “San Siro”. Ai do të ishte afrimi ideal për kuqezinjtë për të përforcuar mesfushën dhe për më tepër është vetëm 22 vjeç.

Related posts

“TË BËSH KËTË GOL…”/ Dybala reagon ndaj ish-lojtarit të Juventus me një postim (FOTO)

Delo.autor

KATAR 2022/ Italia mposht Bullgarinë falë dyshes Belotti-Locatelli dhe mban kreun e Grupit C

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi Ramos larg Real Madrid-it, bashkohet me rivalin e urryer të madrilenëve…

Delo.autor

Leave a Comment