Futboll Sport

“ISHTE NJË PËRVOJË E BUKUR TEK PARTIZANI”/ Franko Lerda: U përballa me një kulturë ndryshe nga ajo e jona

Ish-trajneri i Partizanit në sezonin e kaluar Franko Lerda ruan kujtime pozitive të kohës kur ishte në krye të pankinës së të kuqve. Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, 53-vjeçari e konsideron eksperiencën shqiptare si pozitive.

“Qëndrimi te Partizani – Ishte një përvojë pozitive, e filluam në raundim paraeliminator të Ligës së Kampioneve me Karabakun. Ata zakonisht kualifikohen për raundin ‘play-off’ të Ligës së Kampioneve, sepse kanë një buxhet prej 25 milionë eurosh. Baku (kryeqyteti i Azerbajxhanit) është një qytet i pasur, luajtëm kundër një ‘anije lufte’. Barazuam në ndeshjen e parë 0-0 dhe u ndëshkuam 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt në takimin e dytë. Pastaj luajtëm kundër Sherif Tiraspolit në Ligën e Europës. Në atë kohë fituam dhe Superkupën e Shqipërisë, patëm një fillim shumë të mirë.

Kampionati – Udhëhiqnim renditjen në pjesën e parë të sezonit, pastaj ra tërmeti në 26 nëntor dhe presidenti donte të fitonte me çdo kusht titullin. Pastaj shkuam një pikë pas vendit të dytë dhe humbëm në ndeshjen direkte (derbi me Tiranën 1-2). Si përfundim, vendosëm të mbyllnim bashkëpunimin me dakordësi. Partizani e mbylli pastaj sezonin në vendin e gjashtë. Sidoqoftë, ishte një përvojë e bukur, rezultatet ishin të mira dhe u përballa me një kulturë ndryshe nga ne”, rrëfen trajneri Franko Lerda për “Tuttomercatoweb”.

Related posts

“AGJENTI MENDES ËSHTË MIKU IM”/ Rrëfehet Gatusso: Nuk jam racist, në stadiumet ku shkoja më quanin…

Delo.autor

BAYERN BËN ÇDO GJË PËR LEVËN/ Ofertë faraonike për të arritur në firmën e polakut

F.autor

“MOURINHO DONTE TË DREJTONTE BAYERN MUNICH”/ Rummenigge: Ja pse nuk e morëm

Delo.autor

Leave a Comment