Futboll Sport

Pesë emrat e çuditshëm të klubeve, në listë edhe një nga Superiorja!

Emri i një klubi është shumë i rëndësishëm dhe përgjithësisht ka një kuptim. Por, në gjuhë të ndryshe mund të ketë kuptim tjetër. Për shembull, në Indonezi përkthimet e emrave të pesë klubeve evropiane nxitin reagime të çuditshme. Mes këtyre pesë klubeve është edhe Laçi, ekip që garon në Superiore dhe në vitet e fundit i ka dhënë tonin kampionatit, duke fituar madje edhe trofe: dy herë Kupën e Shqipërisë dhe një herë Superkupën. Por kush janë klubet e tjera që tingëllojnë çuditshëm në Indonezi? Le t’ia nisim…

FC KOPER – Në gjuhën indoneziane Koper, emri i klubit slloven, do të thotë valixhe. Nëse atje lexojnë ndokund FC Koper, me shumë mundësi do kujtonin se kanë të bëjnë me një prodhues valixhesh.

FC TORPEDO KUTAISI – Po flasim për një klub gjeorgjian që e ka ndryshuar emrin në dy raste, ndërsa kuptimin e ka të frikshëm. Predhë, kështu përkthehet Torpedo në gjuhën indoneziane. FC Predha e Kutaisi-t.

FC CUKARICKI – Klubi serb shkurtimisht thirret edhe Cuka dhe në Indonezi kështu i thuhet uthullës. Me siguri po të bënte ndonjë miqësore atje Cukaricki, njerëzit do qeshnin kur të dëgjonin se kush luan.

BOLUSPOR – Skuadra turke me bazë në qytetin e Bolu, ku në dy vitet e fundit ka luajtur Renato Arapi, kuptimin në gjuhën indoneziane e ka të ëmbël. Bolu i thonë “sfungjerit” të pastave, ëmbëlsirë e përgatitur me miell, vezë, gjalpë dhe sheqer.

LAÇI – Mes klubeve me emrat më të çuditshëm për indonezianët është edhe Laçi. Emri i ekipit të Superiores ka kuptimin e sirtarit në Indonezi. E dini besojmë çfarë është: një kuti jo e madhe brenda një komodine, ku vendosen objekte të vogla brenda.

Related posts

JUVENTUS-ATALANTA/ Freuler rihap sfidën me një SUPER GOL, portieri Gollini i pret penallti Ronaldos (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMI HORROR I WELBECK/ Arsenal ofron 45 milion euro për zëvendësuesin e tij

Isa.Autor

Përplasja ‘horror’ me portierin e Valencias, Diego Godin humbet disa dhëmbë

Q.Autor

Leave a Comment