Futboll La Liga Sport

NGA XAVI TEK WENGER/ Njihuni me kandidatët që mund të marrin Barcelonën

Mungesa e një konfirmimi mbi të ardhmen e Ernesto Valverdes në skuadrën e Barcelonës ka bërë që të rendisë disa nga kandidatët e mundshëm, që mund të marrin drejtimin e skuadrës në rast se trajneri aktual mund të largohet.

Nëntë trajnerë që kanë stil loje të përafërt me atë të katalanasve, por që disa prej tyre nuk kanë eksperiencën e duhur. Gazeta e njohur spanjolle ka renditur arsyet pro dhe kundër për të gjithë, ndërsa tifozët kanë zgjedhur Ksavi Hernandezin si të duhurin. Pavarësisht se ai nuk ka eksperiencë, ka marrë 31% të votave, ndërsa Kike Setien 30%.

KIKE SETIEN 30%

Pro: Stili i lojës së tij të kujton atë të Barcelonës më të mirë të të gjitha kohërave, edhe pse me një skuadër si Betisi.

Kundër: Ka kontratë me skuadrën e tij të Betisit dhe nuk ka ndërmend të largohet, pasi ka nisur një projekt ambicioz.

LORAN BLANK 3%

Pro: Është pa skuadër dhe lehtësisht i arritshëm. Ka një të shkuar në skuadrën e Barcelonës dhe eksperiencë për të menaxhuar lojtarë të mëdhenj.

Kundër: Arritjet e tij më të mëdha kanë qenë në një kampionat si ai francez, i cili nuk ka shumë nivel të lartë.

ARSEN VENGER 5%

Pro: Askush nuk i vë në dyshim cilësitë e tij si trajner dhe si menaxher. E tregoi diçka të tillë në ekipin e Arsenalit për vite me radhë. U jep besim të rinjve.

Kundër: Kohët e fundit e humbi shkëlqimin dhe mori nofkën si një trajner humbës.

HORDI KRUJF 4%

Pro: Mbiemri i tij është shumë i lidhur me Barcelonën dhe premton një të ardhmen të madhe.

Kundër: Nuk ka eksperiencën e duhur dhe nuk ka stërvitur asnjë ekip të madh në Europë.

KSAVI HERNANDEZ 31%

Pro: Është një legjendë dhe një figurë e dashur për tifozët e Barcelonës. E mbron me fanatizëm këtë stil loje sepse për vite me radhë ka qenë “regjisor” i saj në fushën e lojës.

Kundër: Mungesa e eksperiencës si trajner. Është e panjohur për të gjithë. Një e fshehtë…

RONALD KUMAN 4%

Pro: Një tjetër legjendë e Barcelonës. E njeh dhe mbron stilin e Krujfit. Ka eksperiencë dhe ka drejtuar skuadra të forta.

Kundër: Problemi i vetëm është që ka kontratë me Holandën dhe sapo ka nisur një projekt serioz.

ROBERTO MARTINEZ 13%

Pro: Ka bërë një punë të shkëlqyer në Premier Ligë dhe me kombëtaren e Belgjikës. Gjithashtu, loja e tij është e kënaqshme.

Kundër: Ka kontratë me Belgjikën dhe këta të fundit nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë.

FRANK DE BUR 1%

Pro: E njeh mirë Barcelonën dhe stilin e saj. Ka dashuruar futbollin e bukur dhe sulmues.

Kundër: Si trajner ka shkëlqyer vetëm me Ajaksin, sepse me Interin dhe Kristal Palasin dështoi dhe u largua. Për momentin ka kontratë dhe sapo firmosi me Atlanta Junajtid.

TIERI HENRI 5%

Pro: Është legjendë e katalanasve dhe ka qenë pjesë e Barcelonës më të mirë të të gjitha kohërave. Ka dëshirë që të lërë gjurmë edhe si trajner.

Kundër: Shumë pak eksperiencë. Për më tepër, nuk po shkëlqen me Monakon dhe ende nuk ka arritur ta nxjerrë skuadrën franceze nga kriza.

Related posts

RIVALITETI I ETSHËM/ Trajneri i Barcelonës SULMON KEQ fituesin e “Topit të Artë”, Modric

Isa.Autor

“THUMBON” KOMBËTAREN GREKE/ Ja se si tërheq vëmendjen Cana në instagram… (FOTO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Klubi i Superiores i fiksuar pas Brdariçit, gati t’i besojnë stolin

Delo.autor

Leave a Comment