Futboll La Liga Sport

JO VETËM RONALDO/ Kampionati spanjoll po “varfërohet” nga lojtarët “legjendë”

Kampionati spanjoll tashmë prej dekadash është bërë kryefjala e futbollit botërorë në saj të efikasitetit dhe dominimit apsolut si në nivel kombëtarje ashtu edhe në atë ekipor. Skuadrat si Reali apo Barcelona, pa harruar Atletiko Madridin dhe Sevillan kanë “pushtuar” trofet europian në “skenën” europiane.

Nuk ka dyshime se ndeshja më e madhe futbollistike në botë është “El clasico” ku Reali dhe Barcelona “asgjesojnë” tregun mediatik me gjithçka ndodh në fushën e blertë por edhe jashtë saj. Një ligën ku lujanë “kolozët” e sportit më popullor në glob dhe ku ndiqet nga me shumë se 120 shtete po varfërohet ndjeshëm cilësia.

Në vitet e fundit por sidomos me largimin e Ronaldos La liga ka humbur shumë. Natyrisht mos shfaqja e lojtarëve si Iniesta, Xavi, Torres, Pyol, Alonso dhe tanimë edhe Ronaldo nënkupton në vetvete tkurrjen e cilësisë dhe spektaklit në futbollin iberik.

Një provë ishte edhe dështimi i kombëtares Spanjolle e cila nga një skuadër që dominoi botën me stilin tiki-taka duke fituar 2 herë Europianin dhe Kupën e Botës në vitin 2010 u eleminua nga Rusia një ekip krejtësisht modest.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Napoli në kërkim të një mbrojtësi, ‘piketohet’ ish futbollisti i Milan

Q.Autor

SULMUESI GOLEADOR/ Lojtari SHQIPTAR e nis sezonin me gol në Angli (VIDEO)

Isa.Autor

Eric Cartona: “Ajo që ka bërë Real është e papranueshme”

Sadik.Autor

Leave a Comment