Futboll Sport

Plas te Brazili: Neymar sherr me Thiago Silva-n

Fitorja kundër Kosta Rikës nuk ishte e mjaftueshme për të qetësuar shpirtrat e trazuar të lojtarëve të Brazilit. Lojtari më nervoz gjatë ndeshjes ishte Neymar, i cili qau në përfundim të ndeshjes. Në një intervistë për “Globoesporte”, Thiago Silva ka zbuluar se Neymar e ka sharë në momentin që ai nxori topin jashtë për të respektuar “fair-play”-n: “Me thënë të drejtën u nervozova nga sjellja e Neymar,” deklaroi mbrojtësi, duke treguar gjithashtu edhe një episod që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, që me shumë mundësi mund të ketë krisur përfundimisht marrëdhënien mes tij dhe Thiago Silvas.

Gjithçka ndodhi kur rezultati ishte ende 0-0 dhe Thiago Silva, kapiteni i Brazilit në këtë ndeshje (Marcelo kishte qenë në ndeshjen e parë), në një shenjë Fair Play, i ktheu topin  Tico-s: ” Kur unë e nxora topin jashtë, pasi vura re që një lojtar i Kosta Rikës ishte i shtrirë në fushë, Neymar filloi të më shante. Jam i bindur që kam bërë veprimin e duhur, sepse nuk ishte topi, që do të na jepte fitoren “. Thiago Silva gjithashtu tregoi se ishte i qetë dhe e konsideron Neymar-in “një vëlla” pavarësisht se konflikti i ka lënë një shije të keqe.

Related posts

FUTET NË LIBRIN E REKORDEVE “GUINNESS”/ Bahader aktivizohet në futbollin profesionist në moshën 74-vjeçare

Delo.autor

Kishte fëmijëri brutale, ishte refugjat dhe u refuzua nga disa klube kroate, por sot e duan të gjithë

Sadik.Autor

PËRBALLJA NDAJ CAGLIARI-T/ Pirlo merr frymë lirisht, rikuperohen dy lojtarët e rëndësishëm “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment